Përplasja në protestë para Kuvendit, policia shoqëron tetë persona

Aktualitet | 1 orë më parë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë shoqëruar 8 persona nga protesta e ditës së sotme para Kuvendit. Sipas njoftimit të policisë, disa prej pjesëmarrësve në tubimin e sotëm kanë shtyrë dhe kanë goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e policisë të vendosur në shërbim.

Policia shpjegon më tej në zbatim të ligjit për tubimet, u kanë bërë thirrje me megafon këtyre personave që të ndalonin veprimet e kundërligjshme, të zbatonin urdhrat e ligjshëm dhe të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit e as të bllokonin rrugën.

“Punonjësit e Policisë, në zbatim të ligjit për tubimet, u kanë bërë thirrje, nëpërmjet megafonit, këtyre shtetasve që të mos vijonin veprimet e kundërligjshme ndaj punonjësve të Policisë dhe të zbatonin urdhrat e ligjshëm të Policisë, që të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bllokonin rrugën. Këto urdhra nuk janë zbatuar nga disa prej pjesëmarrësve në tubim.

Në këto kushte, punonjësit e Policisë, në zbatim të procedurave standarde të punës, me qëllim neutralizimin e veprimeve të dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në tubim, kanë përdorur spraj individual policor dhe, në vijim të veprimeve, kanë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme“, shkruhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë: Në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit hartoi planin e masave për garantimin e perimetrit të sigurisë, si dhe të rendit e sigurisë gjatë tubimit të paralajmëruar nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, që u mbajt para Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme.

Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë shtyrë dhe goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e Policisë të planëzuar në shërbim.

Punonjësit e Policisë, në zbatim të ligjit për tubimet, u kanë bërë thirrje, nëpërmjet megafonit, këtyre shtetasve që të mos vijonin veprimet e kundërligjshme ndaj punonjësve të Policisë dhe të zbatonin urdhrat e ligjshëm të Policisë, që të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bllokonin rrugën. Këto urdhra nuk janë zbatuar nga disa prej pjesëmarrësve në tubim.

Në këto kushte, punonjësit e Policisë, në zbatim të procedurave standarde të punës, me qëllim neutralizimin e veprimeve të dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në tubim, kanë përdorur spraj individual policor dhe, në vijim të veprimeve, kanë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.

Shërbimet e Policisë po kryejnë detyrën me korrektësi dhe profesionalizëm, për të garantuar rendin, sigurinë dhe ushtrimin e së drejtës së çdo qytetari për të protestuar paqësisht.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për pjesëmarrësit në tubim që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, pasi çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet në përputhje me ligjin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme