Durrës, procedohen për tentativë mitëdhënie tre drejtues mjetesh

Aktualitet | 1 orë më parë

Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë kanë goditur tri raste të tentativës për korrupsion, pasi tre drejtues automjetesh iu ofruan para punonjësve të policisë për të shmangur ndëshkimin administrativ.

Sipas policisë, pas monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, policia ndaloi disa drejtues mjetesh të konstatuar në shkelje.

Policia bën të ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve K. M., 47 vjeç, dhe E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin.

“Në dy raste në Durrës dhe në një rast në Kavajë, tre persona me dokumentacion të parregullt tentuan të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim që të shmangnin masën administrative përkatëse. Materialet u referuan menjëherë në Prokurori.

Nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve K. M., 47 vjeç, dhe E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin. Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Dosjet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, policia materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: 

Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke kryer shkelje.

Në 2 raste në Durrës dhe në 1 rast në Kavajë, 3 drejtues automjetesh me dokumentacion të parregullt kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për këtë shkelje.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve, shtetasit K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme