Disa nga gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar, mes tyre renditet edhe shqipja

Lifestyle | 2 orë më parë

Sipas të dhënave të publikuara nga Ethnologue, në botë fliten më shumë se 7 mijë gjuhë, secila me veçoritë dhe sfidat e saj. Për ata që duan të mësojnë një gjuhë të huaj, vështirësia ndryshon në varësi të gjuhës amtare, sistemit gramatikor, shqiptimit dhe mënyrës së të shkruarit.

Shqipja renditet mes gjuhëve më të vështira në botë për t’u mësuar, së bashku me gjuhë si ajo mandarine, arabishtja, hebraishtja dhe hungarishtja.

Shqipja dallohet për strukturën e saj gramatikore dhe veçoritë leksikore, të cilat mund të paraqesin sfida për të huajt.

Navajo – Për folësit e anglishtes, kjo është një gjuhë veçanërisht e vështirë për t’u mësuar. Navajo është një gjuhë e përqendruar te foljet dhe shumica e mbiemrave në anglisht nuk kanë as një përkthim të drejtpërdrejtë në gjuhën vendase amerikane.

Urdu – Gjuha urdu është një ndër gjuhët më të vështira.

Tagalogisht – Gjithashtu, me një rezultat katër në listën e Mësimit Efektiv të Gjuhëve është gjuha zyrtare e Filipineve, Tagalogishtja.

Gjuha gjeorgjiane – Kjo gjuhë flitet pothuajse tërësisht vetëm nga populli i Gjeorgjisë.

Gjuha Mandarine – Kjo është gjuha më e folur në botë me afërsisht një miliard folës të mandarinës, sipas Babbel. Dhe është absolutisht një nga më të vështirat për t’u mësuar.

Gjuha kantoneze – Së bashku me gjuhën mandarine, gjuha kantoneze flitet gjithashtu në të gjithë Kinën dhe është një gjuhë jashtëzakonisht e vështirë për t’u mësuar. Flitet gjithashtu në Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam.

Gjuha Sanskritishte – Gjuha e shenjtë e Hinduizmit është aq e bukur sa është e vështirë për t’u mësuar.

Gjuha shqipe – Shqipja flitet zyrtarisht në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri.Bën pjesë në gjuhët më të vështira për tu mësuar.

Gjuha hebreje – Hebraishtja, e cila flitet kryesisht në Izrael, është mjaft e vështirë për t’u mësuar.

Gjuha hungareze – Jo vetëm që flitet në Hungari, por kjo gjuhë e vështirë flitet edhe në Serbi, Rumani, Sllovaki dhe Ukrainë.

Gjuha perse – Persishtja, e njohur edhe si Farsi, zw vendin e katërt në listën e renditjes së vështirësisë.

Gjuha arabe – Një pjesë e vështirësisë me arabishten është se është një gjuhë që flitet ndryshe në varësi të vendit ku ndodheni. Për shembull, arabishtja e folur në Marok është e ndryshme nga arabishtja e folur në Egjipt ose Arabinë Saudite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme