Irani shton presionin ndaj SHBA-së pas humbjes së Trump në zgjedhje: Jepni fund luftës ose pasojat do të jenë të rënda

Irani ka ashpërsuar retorikën ndaj Shteteve të Bashkuara pas humbjes së presidentit Donald Trump në zgjedhjet e mesmandatit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje Uashingtonit të pranojë propozimin e paqes të paraqitur nga Teherani, duke paralajmëruar për pasoja të rënda në të kundërt.
Në një reagim publik, Araghchi tha se mesazhi i qytetarëve amerikanë në zgjedhje tashmë është dhënë dhe tani i takon administratës amerikane të marrë vendimin e saj.
“Votuesit amerikanë bënë zgjedhjen e tyre. Tani është koha që Shtëpia e Bardhë të bëjë zgjedhjen e saj”, deklaroi ai.
Kryediplomati iranian theksoi se oferta e Teheranit mbetet ende në tryezë dhe se SHBA-ja duhet të pranojë kërkesat e ngritura nga Irani për t’i dhënë fund konflikteve në rajon.
“Satisfikoni kërkesat dhe përfundoni luftën në të gjitha frontet, dhe do të shihni rezultate. Ose zgjidhni luftën dhe do të shihni sesi luftëtarët tanë të sprovuar në beteja do t’ju sjellin ferrin”, paralajmëroi Araghchi.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe në një kohë kur Irani po kërkon të rrisë presionin diplomatik ndaj Uashingtonit, duke e lidhur qëndrimin e tij me zhvillimet e fundit politike në SHBA.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



