Moti sot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në pjesën më të madhe të vendit

Dita e hënë do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Në zonat veriore dhe lindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Sipas parashikimit meteorologjik, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme në disa zona, kryesisht rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zona të caktuara urbane. Rreziku parashikohet të jetë më i pranishëm në qarqet Shkodër dhe Kukës, në varësi edhe të funksionimit të sistemit të kanalizimeve.
Sa i përket temperaturave, në bregdet ato do të luhaten nga 14 deri në 16 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 13 deri në 15 gradë, ndërsa në zonat malore nga 7 deri në 10 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




