Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues

Bujqësi | 20 minuta më parë

Mbi 36 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë hyrë në fazën e përfitimit të mbështetjes financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), e cila ka konfirmuar autorizimin e fondeve për aplikantët e kualifikuar.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga institucioni në rrjetet sociale, procedurat po ecin paralelisht për të garantuar lëvrimin e plotë të buxhetit të parashikuar për sektorin bujqësor gjatë këtij viti.

“Në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, janë autorizuar mbi 36,000 pagesa për fermerët përfitues. Ndërkohë, vijon puna për përmbylljen e procesit të shpërndarjes së mbështetjes financiare”, thuhet në informacionin e publikuar nga AZHBR.

Agjencia e vlerëson këtë fazë të lëvrimit të fondeve si “një tjetër hap në vijimësinë e mbështetjes financiare për fermerët dhe në realizimin e objektivave të Skemës Kombëtare 2026”, teksa procesi administrativ mbetet i hapur deri në përfundimin e pagesave për të gjithë përfituesit.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme