Konflikti Iran-SHBA, Araghchi: Negociatat nuk janë prioritet

Botë | 25 minuta më parë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se ndonëse kanali diplomatik mbetet aktiv dhe po ndiqet nën mbikëqyrjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, vendi i tij aktualisht ka prioritete të tjera më parësore.

Gjatë deklaratës së tij, kryediplomati iranian pranoi se bisedimet mbeten pjesë e angazhimeve të diplomacisë së Teheranit, por theksoi se fokusi kryesor është zhvendosur tek neutralizimi i trysnisë së huaj.

Sipas tij, detyra më e rëndësishme në rrethanat aktuale është që armiqtë e Iranit të humbasin shpresën se sanksionet dhe presionet që po ushtrojnë mund të japin efekt.

Ai shtoi se vëmendja kryesore e autoriteteve iraniane këto ditë është përqendruar te rritja e qëndrueshmërisë së vendit dhe te përpjekjet për ta ndihmuar atë t’u bëjë ballë sanksioneve dhe presioneve të vazhdueshme ekonomike e politike që po i imponohen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme