EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

Shqipëria U-21 ka mësuar kundërshtarët dhe kalendarin e ndeshjeve për fazën finale të Kampionatit Europian 2027, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik në Shqipëri dhe Serbi.
Pas shortit të hedhur këtë të enjte, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi janë pozicionuar në Grupin B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Finlandën.
Kombëtarja U-21 do ta nisë rrugëtimin në këtë kompeticion më 16 qershor 2027, me ndeshjen ndaj Spanjës në “Arena Kombëtare”. Takimi i dytë do të luhet më 19 qershor, sërish në stadiumin kombëtar, ndaj Italisë, ndërsa faza e grupeve do të mbyllet më 22 qershor me përballjen ndaj Finlandës në “Elbasan Arena”.
Kalendari i Shqipërisë në UEFA EURO U-21 2027
Grupi B
Shqipëri U21 vs Spanjë U21, 16.06.2027, “Arena Kombëtare”
Shqipëri U21 vs Itali U-21, 19.06.2027, “Arena Kombëtare”
Finlandë vs Shqipëri U21, 22.06.2027, “Elbasan Arena”
Dy skuadrat e para të grupit do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale, ku do të vijojnë garën për të avancuar drejt gjysmëfinaleve dhe finales së madhe të Kampionatit Europian.
Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore të këtij eventi madhor të futbollit europian, duke mirëpritur ndeshjet e një prej kompeticioneve më të rëndësishme për kombëtaret e moshës U-21.
Grupet e tjera të shortit:
Grupi A:
Serbi
Poloni
Angli
Francë
Grupi C:
Çeki
Portugali
Greqi
Kroaci
Grupi D:
Norvegji
Belgjikë
Gjermani
Holandë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




