Ukraina propozon armëpushim në Detin e Zi – Kievi – Presim përgjigjen e Moskës

Europë | 28 minuta më parë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Kievi ka propozuar armëpushim në Detin e Zi, për të mundësuar dërgimin e produkteve ushqimore në tregjet botërore.

“Ne jemi gati për një armëpushim. Shprehim mirënjohje ndaj Indisë, Turqisë dhe Egjiptit, të cilët po luajnë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në uljen e tensioneve në Detin e Zi, si dhe në procesin e negociatave. Jemi duke pritur përgjigjen e Rusisë”- deklaroi kryediplomati Andrij Sybiha.

Sipas ministrit, Moska më herët  si pjesë të armëpushimit, i ka propozuar Kievit të ndalojë sulmet ndaj infrastukturës ruse të naftës, por Kievi deklaroi Sybiha, – pranon të marrë në konsideratë një skenar të tillë vetëm si pjesë të një marrëveshjeje të madhe armëpushimi për energjinë.

“Të gjitha propozimet tona janë përcjellë” – shtoi ai. Propozimi vjen në kohën kur Kievi duket se po përdor një taktikë të re për t’u mbrojtur nga dronët me motor reaktiv, të cilët kanë goditur qytetet ukrainase, teksa vendi përballet me mungesë të sistemeve antiraketore.

Ndërkohë të dy vendet kanë akuzuar njëri-tjetrin për intensifikimin e sulmeve. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar 162 dronë sulmues ndaj territorit të vendit të tyre, duke vrarë të paktën 9 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Ndërsa ndërsa Rusia tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzuar mbi 1246 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë qindra që kishin objektiv rajonin e Moskës.

Në një sulm në rajonin rus të Brianskut, një dron ra mbi një autobus , duke plagosur 9 persona, deklaruian autoritetet vendore ruse.

 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme