Netanyahu propozon qeveri me rotacion, i gatshëm të marrë detyrën e kryeministrit pas Eisenkot Eisenkotit

Aktualitet | 21 minuta më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë një formulë të qeverisjes me rotacion, duke i ofruar liderit të partisë Yasser, Gadi Eisenkot, mundësinë që të marrë i pari postin e kryeministrit në një qeveri të mundshme të unitetit kombëtar.

Në një deklaratë publike, Netanyahu konfirmoi se është i gatshëm të shërbejë fillimisht si zëvendëskryeministër, nëse kjo do të ndihmonte në krijimin e një qeverie të qëndrueshme përballë sfidave me të cilat përballet Izraeli.

“Megjithëse besoj se normalisht duhet të udhëheq një qeveri uniteti si drejtues i partisë më të madhe, duke pasur parasysh madhësinë e kërcënimit ekzistencial dhe rrezikun e krijimit të një qeverie që nuk mund t’i përgjigjet këtyre sfidave, përgjegjësia ime si udhëheqës më detyron të lë mënjanë këtë parim”, u shpreh Netanyahu.

Sipas propozimit, Eisenkot do të mbante fillimisht postin e kryeministrit, ndërsa Netanyahu do të ushtronte detyrën e zëvendëskryeministrit gjatë fazës së parë të mandatit.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje të dyja palëve të nisin menjëherë negociata serioze dhe të përshpejtuara për arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se nevojiten kompromise dhe lëshime reciproke.

“Duhet të fillojmë menjëherë negociata thelbësore, të sinqerta dhe të shpejta. Pres gatishmëri për kompromise nga të gjitha palët”, deklaroi ai.

Netanyahu tha se një qeveri e tillë uniteti do të kishte si objektiv kryesor përballimin e kërcënimeve të sigurisë dhe garantimin e së ardhmes së Izraelit.

Propozimi vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe konsiderohet një përpjekje për të siguruar një konsensus më të gjerë politik përballë sfidave të sigurisë me të cilat përballet vendi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme