Kosova fituese e Kupës Miqësia, aktiviteti bashkoi katër skuadra veteranësh

Evente Sportive | 21 minuta më parë

Shkodra mirëpriti në 28 nëntor Kupën Miqësia, zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”, një aktivitet që bëri bashkë veteranët e Vllaznisë, Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të Belgjikës.

Turneu u organizua në kuadër të festës së Pavarësisë nga Bashkia Shkodër, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, KF Vllaznia dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.

Në ndeshjen e parë, veteranët e Kosovës fituan 3-0 ndaj Vllaznisë, ndërsa Shqipëria siguroi kalimin në finale në minutat e fundit të përballjes me shqiptarët e Belgjikës.

Finalja mes Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll në barazim pa gola, ndërsa nga pika e penalltive më të saktë u treguan veteranët e Kosovës, të cilët u shpallën fitues të Kupës “Miqësia”. M.Gj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme