Atentati ndaj Trump, Musk: Askush nuk po përpiqet të qëllojë ndaj Biden dhe Harris

Donald Trump ishte sërish objektivi i një atentati të dyshuar të dielën në Florida, tha FBI, ndërsa i dyshuari i është arrestuar dhe kandidati për president është i sigurt.
Shërbimi Sekret i SHBA-së konfirmoi se agjentët e tij “hapën zjarr ndaj një personi të armatosur” që ndodhej pranë kufirit të fushës së golfit të Trump dhe se një “pushkë e stilit AK-47”.
Ndaj ngjarjes ka reaguar edhe Elon Musk, i cili ngriti pyetjen pse askush nuk po përpiqet të vrasë Presidentin Joe Biden dhe kandidaten demokrate për president Kamala Harris.
Duke iu përgjigjur një postimi në X ku shkruhej, “Pse duan të vrasin Donald Trump?”, Musk shkroi: “Dhe askush nuk po përpiqet as të vrasë Biden/Kamala”.
Drejtuesi i Teslas dhe SpaceX është një mbështetës i hapur i Trump, pasi ky i fundit do të përballet kokë më kokë me Zëvendës Presidentin Harris në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA në nëntor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




