Ukraina të sulmojë brenda Rusisë? Shtëpia e Bardhë: Politika e SHBA-ve s’ka ndryshuar

Botë | 2 vite më parë

Zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka deklaruar se SHBA nuk po planifikon ndonjë ndryshim në kufijtë që ka vendosur në përdorimin e armëve të prodhuara nga SHBA në Ukrainë për të goditur territorin rus.

Ndërkohë që kryeministri britanik Sir Keir Starmer besohet se po kërkon miratimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat e prodhimit britanik dhe francez, “Storm Shadow” për të goditur Rusinë, Kirby tha në konferencën për shtyp se “nuk mund të flas për britanikët apo francezët. Sa i përket aftësisë së raketave me rreze të gjatë veprimin për t’i përdorur brenda Rusisë, nuk ka asnjë ndryshim të politikës sonë në lidhje me këtë çështje”

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar sanksione të reja kundër kanalit të medias ruse RT, duke e akuzuar atë si një “krah de facto të aparatit të inteligjencës ruse”.

Blinken është shprehur se gazetarëve se RT është pjesë e një rrjeti mediash të mbështetura nga Rusia, të cilat janë përpjekur të “minojnë në mënyrë të fshehtë demokracinë në Shtetet e Bashkuara”.

Ai shton se qeveria ruse ka “ngulitur brenda RT, një njësi me aftësi operacionale kibernetike dhe lidhje me inteligjencën ruse”. Rrjeti, thotë Blinken ka kërkuar gjithashtu të ndikojë në politikën e Moldavisë në koordinim me inteligjencën ruse përpara zgjedhjeve presidenciale në tetor 2024.

Kur SHBA vendosi sanksione ndaj disa prej redaktorëve kryesorë të RT javën e kaluar, organizata mediatike e financuar nga shteti rus reagoi me përbuzje dhe ironi duke thënë se “tre gjëra janë të sigurta në jetë: vdekja, taksat dhe ndërhyrja e RT në zgjedhjet amerikane”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme