Katari, thirrje komunitetit ndërkombëtar: T’i jepet fund luftës së Izraelit në Rripin e Gazës

Botë | 2 vite më parë

Katari i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të tregojë “guxim dhe vullnet politik” për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Krijimi i një sistemi ndërkombëtar të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkon që komuniteti ndërkombëtar të demonstrojë guxim dhe vullnet të plotë politik për të kaluar përtej heshtjes dhe për të marrë përsipër përgjegjësitë e tij ligjore dhe etike. Kjo përfshin “ndërhyrjen aktive për të ndalur agresionin kundër Rripit të Gazës, përfundimin e pushtimit izraelit dhe ofrimin e mbrojtjes së nevojshme për popullin palestinez që po përballet me gjenocidin nën vëzhgimin e të gjithëve. Ka nevojë për një sistem që respekton njerëzimin e të  gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë dhe pohon se të drejtat e njeriut janë për të gjithë, pavarësisht nga raca, gjinia, ngjyra apo feja,” ”, tha delegatja e Katarit Jaëhara bint Abdulaziz Al Suëaidi gjatë sesionit të 57-të të OKB-së.

Sipas saj, Izraeli ka vazhduar një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 41 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe rreth 95 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Një bllokadë e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha. Ndërsa Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme