Inteligjenca gjermane: Një grup rus kreu sulme kibernetike ndaj NATO-s dhe BE-së

Botë | 2 vite më parë

Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka bërë të ditur se një grup që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si njësiti 29155 ka kryer sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në platformën sociale “X” – agjencia gjermane ka thënë se ka lëshuar paralajmërimin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara, agjencinë amerikane për siguri kibernetike CISA dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë.

Ky paralajmërim vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve në Evropë për mundësitë e shtrirjes së hakerëve dhe spiunëve rusë, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, më 2022.

Berlini e ka akuzuar Rusinë për kryerje të disa sulmeve kibernetike kundër Social-Demokratëve në pushtet, si dhe ndaj disa kompanive të tjera që merren me logjistikë, mbrojtje, hapësirë ajrore dhe sektorë të teknologjisë informative.

Agjencia gjermane ka shpjeguar se grupi rus, i njohur si “Ariu i prushit”, ka kryer aktivitete me qëllim të spiunimit dhe sabotazhit, me qëllim të vjedhjes së të dhënave të publikuara.

Sipas agjencisë gjermane, njësiti i agjencisë ruse, GRU, është i njohur për përfshirjen e dyshimtë në helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Britani, më 2018.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme