Sulmet izraelite vrasin 14 persona në Siri

Botë | 2 vite më parë

Të paktën 14 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në një numër objektesh ushtarake në Sirinë qendrore, raporton agjencia shtetërore siriane e lajmeve.

“Sana” citoi një drejtor spitali të thoshte se 43 persona të tjerë u plagosën në sulmet në afërsi të Masyaf, në provincën Hama, të dielën mbrëma.

Ushtria izraelite tha se nuk komentoi raportet megjithatë, ajo ka pranuar më parë se ka kryer qindra sulme në vitet e fundit në objektiva në Siri, për të cilat thotë se janë të lidhura me Iranin dhe grupet e armatosura aleate.

Sulmet izraelite thuhet se janë shtuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit të kaluar, në përgjigje të sulmeve ndërkufitare në veri të Izraelit nga Hezbollahu dhe grupe të tjera në Liban dhe Siri.

Sana citoi një burim ushtarak sirian të thoshte se avionët izraelitë që fluturonin mbi Libanin veriperëndimor lëshuan raketa në “një numër vendesh ushtarake në rajonin qendror” rreth orës 23:20.

“Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi disa raketa”, shtoi burimi ushtarak.

Agjencia e lajmeve raportoi se sulmet shkaktuan gjithashtu dëme në një autostradë lokale dhe se një zjarr shpërtheu në zonën e Hair Abbas.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme