Valë e re e sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Goditet Lvivi, gjejnë vdekjen 7 persona, mes tyre tre fëmijë

Botë | 2 vite më parë

Shtatë persona, tre prej tyre fëmijë kanë mbetur të vrarë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, pas valës së re të sulmeve ruse. Sulmi erdhi teksa Ukraina teksa ende ishte e tronditur nga vdekja e të paktën 50 personave në një institut ushtarak në qytetin qendror të Poltavas.

Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovy tha se Rusia kishte sulmuar me dronë dhe raketa hipersonike mëngjesin e së mërkurës.

Ndër të vrarët janë një foshnjë dhe dy vajza të moshës nëntë dhe 14 vjeç, si dhe një grua që punonte si mami në qytet.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu mbi kryeqytetin Kiev, ndërsa mbrojtja ajrore synonte raketat ruse.

Ndërkohë, pesë persona u plagosën kur një hotel u godit dhe blloqe aty pranë u dëmtuan në qytetin e Kryvyy Rih, sipas zyrtarëve. Ushtria ukrainase tha se i gjithë vendi është vendosur nën alarm ajror.

Dhjetëra njerëz u plagosën në Lviv dhe Sadovy tha se më shumë se 50 ndërtesa në zemër të qytetit ishin dëmtuar, duke përfshirë shtëpi, shkolla dhe klinika.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e një instituti ushtarak në Poltava për të mbijetuar nga sulmi i së martës.

Presidenti Volodymyr Zelensky premtoi se ato që ai e quajti “llumrat ruse” do ta paguajnë  për sulmin dhe përsëriti thirrjet për më shumë mbrojtje ajrore në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohej duke kryer sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme