Gjykata në Izrael ndal protestën mbarëkombëtare, Biden: Netanjahu nuk po bën mjaftueshëm për marrëveshjen me Hamasin

Izraeli është përfshi në 24 orët e fundit nga një grevë e përgjithshme pasi në Rripin e Gazas dy ditë më parë u gjetën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë. Protestuesit bënë thirrje që Qeveria të arrijë një marrëveshje për kthimin e menjëhershëm të pengjeve që po mbahen në Gaza nga tetori i vitit të kaluar.
Greva çoi në ndërprerje të punës në të gjithë vendin, duke e përfshirë edhe aeroportin kryesor ndërkombëtar. Por, Gjykata e Punës lëshoi një urdhër për përfundim të parakohshëm të grevës masive rreth 4 orë para sesa ishte parashikuar nga sindikatat, duke bërë kështu që policia të arrestonte me dhjetëra demonostrues që kishin bllokuar sheshet e kryeqytetit izraelit Tel Aviv.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së Joe Biden duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë tha se mendon se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje pengjesh me Hamasin. Presidenti amerikan tha gjithashtu se ai beson se një marrëveshje përfundimtare për lirimin e pengjeve të mbajtur nga grupi palestinez është “shumë afër”.
Më herët, Ëashington Post raportoi se SHBA-ja po planifikon t’u paraqesë palëve marrëveshje armëpushimi në formën “prano ose refuzo” në javët e ardhshme. Një zyrtar i lartë i administratës, i cili ka folur për Ëashington Post në kushte anonimiteti, ka thënë se nëse të dy palët nuk e pranojnë marrëveshjen, kjo mund të shënojë fundin e negociatave të udhëhequra nga Amerika.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



