OKB: Izraeli pushon luftimet në Gaza për për të lejuar vaksinimin ndaj poliomielitit

Botë | 2 vite më parë

Izraeli ka rënë dakord të lejojë pauza të kufizuara ditore në luftimet në Rripin e Gazës për të lejuar një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit, deklaruan Kombet e Bashkuara.

“Luftimet do të pushojnë në tre zona të territorit palestinez nga mëngjesi në pasdite për tre ditë rresht”, deklaroi një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH tha se fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit do të nisë më 1 shtator në Gaza qendrore dhe do të kryhet gjatë dy ditëve të ardhshme në Gazën jugore dhe veriore.

Pauzat ditore në luftimet për të lehtësuar vaksinimin e më shumë se 600 000 fëmijëve do të fillojnë në 6 të mëngjesit dhe do të përfundojnë midis orës 14:00 dhe 15:00.

Pas zbulimit të virusit të poliomielitit në ujërat e zeza të Gazës, vaksinat kundër sëmundjes u sollën në zonën bregdetare javën e kaluar, e cila po përballet me një rrethim të vazhdueshëm izraelit.

Kombet e Bashkuara po përpiqen të imunizojnë më shumë se 600 000 fëmijë në Rripin e Gazës kundër virusit në dy raunde vaksinash. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme