OKB: Irani vijon prodhimin në pasurimin e uraniumit, nuk bashkëpunon me ne

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se pasurimi me uranium nga ana e Iranit po vijon dhe se nuk e ka përmirësuar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, pavarësisht rezolutës që e kërkoi këtë në takimin e fundit të bordit të agjencisë.
Sipas raporteve të mbikëqyrësit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara stoku i uraniumit të Iranit në formën e heksafluoridit të uraniumit të pasuruar ka deri në 60% pastërti, afërsisht 90% e shkallës së armëve, u rrit rreth 22.6 kilogramë në 164.7 kilogramë, një nga dy raportet konfidenciale tremujore të dërguara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.
Sipas një matësi të IAEA, kjo është 2 kilogramë më pak për të qenë të mjaftueshme, në teori, nëse pasurohet më tej është sa për katër bomba bërthamore.
Po sipas këtij raporti, bëhet e ditur se Teherani nuk e ka rishqyrtuar vendimin e tij të shtatorit 2023 për të ndaluar inspektorët më me përvojë të monitorojnë programin e tij bërthamor dhe se kamerat e vëzhgimit të IAEA mbeten të ndërprera.
Raporti më tej thotë se Irani ende nuk ka dhënë përgjigje për hetimin shumëvjeçar të mbikëqyrësit bërthamor në lidhje me origjinën dhe vendndodhjen aktuale të grimcave të uraniumit të prodhuara nga njeriu, të gjetura në dy vende ku Teherani ka dështuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



