Gjermania do të depërtojë drejtorin e qendrës islamike të Hamburgut

Gjermania do të deportojë drejtuesin e një qendre islamike aktiviteti i së cilës u ndalua në muajin maj pas dyshimeve se kishte lidhje me grupet islamike. Pasi dolën në përfundimin se Qendra islamike e Hamburgut ishte organizatë ekstremiste që kishte lidhje me Iranin dhe grupin militant libanez Hezbollah, hetuesit gjermanë bastisën objektin e kësaj qendre rreth pesë javë më parë.
Ish drejtori i saj Mohammad Mofatteh është urdhëruar të largohet nga Gjermania brenda 14 ditësh pasi në të kundërt do të deportohet. Mofatteh nuk do të lejohet të hyjë në territorin e vendit dhe nëse hyn mund të përballet me një dënim prej tre vitesh burg.
Ministri i Brendshëm i Shtetit të Hamburgut Andy Grote, theksoi se deportimi i Mofatteh ishte hapi tjetër logjik ndaj qendrës islamike.
“Si një përfaqësues i lartë fetar i regjimit çnjerëzor të theranit, kohës së tij në Gjermani i ka ardhur fundi”, tha Grote.
Kur vendosi mbylljen e qendrës në muajin korrik, ministria e brendshme gjermane e cilësoi atë përfaqësuese të drejtpërdrejt të udhëheqësit supreme të Teheranit dhe e akuzoi për përhapje të ideologjisë së Iranit në mënyrë agresive dhe militante, por edhe për mbështetje politike dhe ushtarake si organizatave si Hezboll, të cilën Berlini e ka shpallur terroriste.
Lëvizja kundër ish kreut të qendrës islamike të Hamburgut vjen në një kohë që deportimet janë vënë në krye të agjendës politike të Berlinit pas sulmit vdekjeprurës me thikë ndërmarrë në Solingen nga një azilkërkues sirian me lidhje me ISIS si pasojë e të cilit tre persona humbën jetën dhe tetë u plagosën.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



