SHBA, të paktën 2 325 viktima për shkak të temperaturave të larta në 2023-shin

Botë | 2 vite më parë

Në vitin 2023 në SHBA janë regjistruar më së shumti vdekje nga temperaturat e larta që nga viti 1999.

Në studimin e publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA), shkencëtarët ekzaminuan vdekjet e shkaktuara nga rritja e temperaturave në SHBA midis viteve 1999 dhe 2023.

Studiuesit theksuan se të paktën 2.325 njerëz vdiqën për shkak të temperaturave të larta në vitin 2023, i cili u regjistrua si viti më i nxehtë i njohur, dhe deklaruan se ky ishte numri më i lartë i kësaj periudhe.

Duke thënë se vdekjet për shkak të rritjes së temperaturave u ulën në vitet 2004-2010, studiuesit theksuan se këto vdekje filluan të rriteshin në vitet 2010.

Studiuesit theksuan se temperaturat dhe vdekjet e lidhura me nxehtësinë do të vazhdojnë të rriten në vend për shkak të ngrohjes globale.  

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme