Ushtria izraelite liron një tjetër peng nga Hamasi, Netanjahu: Do t’i kthejmë të gjithë

Botë | 2 vite më parë

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se kishte shpëtuar një 52-vjeçar që mbahej peng nga Hamasi që nga 7 tetori pas një operacioni kompleks në Gazën jugore.

Kaid Farhan Al-Qadi, një shtetas izraelit beduin nga Rahati në jug të Izraelit, u shpëtua në një tunel në Gazën jugore nga forcat izraelite.

 “Ai është në gjendje të qëndrueshme mjekësore dhe po transferohet për kontrolle mjekësore në një spital,” thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë.

“Familja e tij është përditësuar me detajet dhe IDF po i shoqëron ata”, theksohet më tej në deklaratë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me Al-Qadi dhe lavdëroi IDF-në, sipas një deklarate nga zyra e tij.

“Ne po punojmë pa pushim për të kthyer të gjithë pengjet. Po e bëjmë këtë në dy mënyra: Negociatat dhe operacionet e shpëtimit. Të dyja së bashku kërkojnë praninë tonë ushtarake në terren dhe presion të vazhdueshëm ushtarak”, ka theksuar Netanjahu.

Forumi i Familjeve të Pengjeve, i cili bën fushatë për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, festoi kthimin e babait të 11 fëmijëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme