Mbytja e superjahtit në Palermo, gjendet edhe trupi i pajetë i vajzës së manjatit Lynch

Botë | 2 vite më parë

Zhytësit italianë kanë mundur të gjejnë edhe trupin e fundit të zhdukur nga mbytja e superjahtit gjatë një stuhie në brigjet e Palermos. Trupi i pajetë i përket Hannah Lynch, 18 vjeç, vajza e manjatit britanik Mike Lynch, ishte i vetmi person ende i pagjetur.

Nga mbytja e jashtit humbën jetën Mike Lynch së bashku me vajzën e tij, kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruan e tij Judy, avokatin e Clifford Chance, Chris Morvillo dhe gruan e tij Neda.

Kërkimi për vajzën e manjatit britanik, Mike Lynch, Hannah, nuk ka qenë “i lehtë apo i shpejtë”, tha një zëdhënës i rojes bregdetare italiane.

Vincenzo Zagarola e krahasoi superjahtin e fundosur me një “ndërtesë 18-katëshe plot me ujë”.

“Që nga momenti i parë nuk ka qenë e lehtë apo e shpejtë për të inspektuar varkën,” i tha ai.

Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e jahtit, 15 veta, përfshirë gruan e Lynch, u shpëtuan pasi u arratisën në një varkë shpëtimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme