Modi viziton Poloninë, bën thirrje për gjetjen e rrugës së paqes mes Rusisë dhe Ukrainës

Kryeministri i Indisë Nerandra Modi ka zhvilluar një vizitë në Poloni ku është takuar me homologun e tij Donald Tusk ku fokus I diskutimit ishte vendosja e paqes në konfliktin Rusi- Ukrainë. Modi u shpreh se “India beson fuqishëm se asnjë problem nuk mund të zgjidhet në fushëbetejë”, duke shtuar se vendi i tij mbështet “dialogun dhe diplomacinë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit sa më shpejt”.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha pas takimit me Modin se “historia ua ka mësuar vendeve tona rëndësinë e respektimit të rregullave, respektimit të kufijve dhe të integritetit territorial të fqinjëve”. Modi në ditët në vijim do të vizitoj dhe Kievin ku pritet të takohet me Zelenskyn. Vizita e tij në Kiev do të jetë e para nga një lider indian që kur këto dy vende vendosën marrëdhënie dypalëshe.
Modi pak kohë më parë u takuar dhe me Presidentin Rus Vladimir Putin, ku vizita e tij u kritikua nga vendet perëndimore. Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara në veçanti nga vizita dyditore e Modit në Rusi, sepse e shohin Indinë si një shtyllë të rëndësishme në strategjinë e tyre për ta frenuar rritjen e Kinës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



