Avionë luftarak F-15 dhe raketa AMRAAM- SHBA aprovojnë 20 mld USD shitje armësh për Izraelin

SHBA ka miratuar shitjen e armëve prej 20 miliardë dollarësh për Izraelin, duke përfshirë shumë avionë luftarakë dhe raketa të avancuara ajër-ajër.
Lajmi u bë me dije nga Departamenti i Shtetit, ndërsa shton se shitja përfshin më shumë se 50 avionë luftarakë F-15, raketa të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme ose AMRAAM, municion tankesh 120 mm dhe mortaja me eksploziv të lartë dhe automjete taktike.
Megjithatë, armët nuk pritet të arrijnë në Izrael shumë shpejt, ato janë kontrata që do të duhen vite për t’u përmbushur. Shitja vjen si ndihmë ndaj Izrelit për ta ndihmuar atë të rrisë aftësitë e tij ushtarake në afat të gjatë, sistemet më të hershme që do të dorëzohen sipas kontratës.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit dhe është jetike për interesat kombëtare të SHBA-së që të ndihmojnë Izraelin që të zhvillojë dhe mbajë një aftësi të fortë dhe të gatshme vetëmbrojtëse. Kjo shitje e propozuar është në përputhje me ato objektiva”, tha Departamenti i Shtetit në një njoftim mbi shitjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



