Qeveria britanike, mbledhje urgjente pas fundjavës me protesta e dhunë

Më shumë se 150 persona u arrestuan përgjatë fundjavës në Britaninë e Madhe, duke nxitur qeverinë britanike të hënën të thërrasë një mbledhje urgjente të kabinetit.
Takimi do të mbahet pasi kryeministri Keir Starmer dënoi sulmin në një hotel ku strehoheshin azilkërkues në Roterham dhe premtoi se ata që u përfshinë në trazira do të përballen “me tërë forcën e ligjit”.
Me një deklaratë para popullit, kreu i qeverisë u zotua se “do të bëjë gjithçka mundet për t’i çuar banditët para drejtësisë”.
Takimet urgjente “Kobra” janë një lloj komisioni emergjence ku ministrat bëhen bashkë me nëpunës shteti, policinë, oficerë të kundërzbulimit dhe zyrtarë të tjerë për të vendosur si të reagojnë ndaj problematikës.
Në Roterham, të paktën dhjetë oficerë policie mbetën të plagosur dhe një ra pa ndjenja pasi demonstruesit kundër emigrantëve hodhën copa dërrasash drejt oficerëve dhe shkumë kundër zjarrit.
Dhuna ishte me skena të ngjashme në fillim të javës së kaluar edhe në Sauthport, Belfast, Liverpul, Notingam.
Ministrat kanë deklaruar se gjykatat mund të qëndrojnë hapur 24 në mënyrë që të ndjekin shpejt rastet penale si në vitin 2011. /BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




