Vrasja e gazetarit, ushtria izraelite: E eliminuam, ishte pjesë e terroristëve

Ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin në Gazë ditën e djeshme kur mbeti i vrarë reporterin e Al Jazeera, Ismail Alghoul, duke thënë se ai ishte anëtar i forcës elitare të Hamasit Nukhba që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit.
Përveç pjesëmarrjes së tij në masakrën e 7 tetorit, Alghoul udhëzoi gjithashtu operativë të tjerë terroristë se si të filmonin dhe shpërndanin video të sulmeve ndaj trupave izraelite.
“Ky aktivitet është pjesë integrale e aktivitetit ushtarak të organizatës terroriste. IDF dhe Shin Bet po bëjnë çdo përpjekje për të sulmuar dhe eliminuar terroristët që morën pjesë në masakrën e 7 tetorit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, theksohet në deklaratë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



