Incident i frikshëm në Brazil! Përplasen dy avionë pasagjerësh në pistë

Botë | 2 vite më parë

Një incident i frikshëm ndodhi në aeroportin Congonhas në Sao Paulo të Brazilit, kur një aeroplan i Gol Airlines plot me pasagjerë ishte në pistë në pritën e nisjes, ndërsa një aeroplan i LATAM Airlines që transportonte gjithashtu njerëz sapo ishte ulur nga Rio de Zhaneiro. 

Aena, kompania përgjegjëse për aeroportin, tha se incidenti u shkaktua nga një defekt mekanik në pajisjet shtytëse të bashkangjitura në aeroplanin Gol Airlines.

Gol Airlines tha në një deklaratë për agjencinë braziliane të lajmeve G1 se krahu i LATAM Airlines Airbus A319 goditi bishtin e Boeing 737, duke lënë një vrimë të madhe në trup.

“Klientët u zbarkuan në mënyrë të sigurt dhe u hipën në një tjetër avion për të vazhduar udhëtimin e tyre,” tha linja ajrore.

“Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u zbarkuan normalisht dhe në siguri të plotë,” tha LATAM Airlines në deklaratën e vet. Kompania sqaron se avioni është hequr për mirëmbajtje dhe se po heton incidentin.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme