Meloni: Kina të pushojë së mbështeturi Rusinë

Botë | 2 vite më parë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u ka kërkuar autoriteteve të larta kineze që Kina të pushojë së mbështeturi Rusinë.

“Ne ishim të qartë në ngritjen e çështjes së mbështetjes së Rusinë nga ana e Kinës , duke u përpjekur të mendonim së bashku se çfarë interesash ka secili prej nesh”, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni për vizitën e saj ne Pekin.

”Mendoj se nuk është e përshtatshme për Kinën të mbështesë kapacitetet industriale ruse, ndërkohë që mund të luajë një rol vendimtar në paqen mes Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ajo.

Presidenti Xi nga ana e tij tha se ”Kina gjithmonë punon për bashkëjetesën paqësore mes popujve”.

”Unë mendoj se Kina siç e njohim ne, nuk ndërhyn drejtpërdrejt në konflikt. Shpresoj se ky vend mund të luajë vërtet një rol vendimtar”, shtoi Meloni. 

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme