Helikopteri përplaset me ndërtesën në fshatin irlandez, autoritetet: S’dihet numri i viktimave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irlandë ku një helikopter është përplasur me një ndërtesë duke shkaktuar një sërë viktimash, numri i të cilave ende nuk dihet.
Shërbimi zjarrfikës i Westmeath ka bërë të ditur se ende nuk mund të konfirmojë numrin e të vdekurve pas ngjarjes së rëndë.
“Një helikopter është përplasur me një ndërtesë në fshatin irlandez të Killucan, duke shkaktuar një numër viktimash”, tha kreu i shërbimit lokal të zjarrfikësve, ndërsa punonjësit e urgjencës ndodhen në vendngjarje.
Policia irlandeze tha se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të ditës së sotme pranë fshatit Co Westmeath.
Ushtruesi i detyrës së shefit të zjarrfikësve dhe shpëtimit Westmeath, Pat Hunt, tha se “ne e kuptojmë se është një incident ku një helikopter që u përplas në një ndërtesë në qytetin e sipërm Joristown në Killucan, Co Westmeath”. Ndërsa shtoi se “të gjitha agjencitë janë të mobilizuara në vendngjarje: Një Garda Síochána, shërbimi i ambulancës dhe ne. Ajo që mund të kuptojmë është se ka një numër viktimash, por përsëri, në këtë fazë nuk mund ta konfirmojmë numrin e tyre.”
Njësia Irlandeze e Hetimit të Aksidenteve Ajrore tha se kishte dërguar një ekip inspektorësh në vendin e rrëzimit të helikopterit me një motor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



