Pasi shkaktoi vdekje dhe plagosje të shumta në Tajvan dhe Filipine, tajfuni Gaemi godet Kinën

Tajfuni Gaemi ka goditur bregun juglindor të Kinës, pasi bëri kërdinë në Tajvan dhe Filipine.
Tre persona vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën kur stuhia kaloi mbi Tajvan, ndërsa autoritetet në Filipine thanë se të paktën 21 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Zyrtarët në Filipine po punojnë që të frenojnë një derdhje nafte nga një anije e përmbysur në gjirin e Manilës. Anija mbante 1.5 milion litra karburant industrial, duke shkaktuar frikën se mund të ishte derdhja më e keqe e naftës në historinë e Filipineve, nëse nuk frenohet.
Kina ishte e përgatitur për stuhinë dhe ka aktivizuar paralajmërimin e saj të katastrofës së nivelit më të lartë përpara mbërritjes së Gaemi./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



