Britania e Madhe ngre alarmin për mungesën e grupeve të gjakut

Agjencia kombëtare e Transplantit dhe Dhurimit të Gjakut në Britaninë e Madhe, NHS ka lëshuar një alarm për mungesën e disa grupeve të gjakut.
Rezervat kombëtare të gjakut O negativ dhe O pozitiv kanë rënë në “nivele të ulëta të paprecedentë” me rritjen e kërkesës nga spitalet.
Si rezultat, NHS ka lëshuar një apel urgjent për më shumë dhurues gjaku që të dhurojnë gjak. Kjo është hera e dytë që lëshohet një alarm i tillë, me rastin e vetëm, atë të tetorit 2022.
Alarmi do të thotë se rezervat e gjakut kanë rënë në vlerën nën dy ditë, me 1.6 ditë O negative – grupi universal i gjakut, ndërsa rezervat kombëtare të të gjitha llojeve të gjakut janë 4.3 ditë.
NHSBT u ka shkruar spitaleve duke u kërkuar atyre të kufizojnë transfuzionet e grupeve të gjakut O në rastet thelbësore dhe kur është e mundur, të përdorin zëvendësime.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



