Fjalimi i Joe Biden para amerikanëve, “vdekja politike” e një presidenti në detyrë

Botë | 2 vite më parë

Fjalimi i mbajtur para amerikanëve në “prime time” i presidentit amerikan Joe Biden ishte si tërheqja edhe një herë përpara e karvanit të demokratëve në një fushatë elektorale që po zhvillohet me intensitet.

Joe Biden ka edhe 6 muaj si president në detyrë dhe fjalimi i fundit ishte si një fjalim lamtumire. Ishte një fjalim gati për “vdekjen politike” të Joe Biden – një president që po zvarritet deri në përfundimin e mandatit të tij.

Presidenti Biden foli për arritjet në detyrë dhe shtroi një platformë për zgjedhjet. Ishte skenari i fushatës “mbrojtja e demokracisë” që i takon dikujt tjetër tani – Biden e huazoi atë për të theksuar vetëflijimin politik.

Fjalimi 11-minutësh ishte një përshtatje e vështirë në Televizion, ishte si të shikoje një fjalim nga ata klasikët, të vjetër e të lodhur në një kohë kur politika ka ecur përpara.

Fushata elektorale e demokratëve po që lëviz me shpejtësi, papritur u ndje sikur po tërhiqte edhe një herë karvanin e saj.  

Premtimi i Bidenit se ai do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore do t’i bëjë strategët e partisë që të përplasen mes tyre.

Në këtë mënyrë, Biden do të shërbejë edhe 6 muaj në Zyrën Ovale. Sado që ai dëshiron të propagandojë se ka vendosur rekorde me qeverinë e tij, për të mirën e pasardhësit të tij, sërish ai mbetet një “rosë e çalë”.

Biden dëshiron që përparimi në paqen në Lindjen e Mesme të jetë pjesë e trashëgimisë së tij politike, por Netanjahu do të diskutojë për qëndrueshmërinë e çdo marrëveshjeje me këdo që të jetë president, shkruan 

Statusi afatshkurtër i Presidentit Biden rrezikon të minojë autoritetin e tij në detyrë dhe në fushatën elektorale.

Tashmë Partia Demokratike ndjen një lehtësim pas ndryshimit të kandidatit Biden me Kamala Harris dhe arsyeja u pa edhe gjatë fjalimit të presidentit në prime time.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme