Presidenti Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë, do i drejtohet kombit me një fjalim

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje.
Sipas një njoftimi në platformën “X” bëhet e ditur se fjali i presidentit do të mbahet në orën 20:00 me orën e Uashingtonit (02:00 të mëngjesit të enjten në vendin tonë) për vendimin e tij për të mos kërkuar rizgjedhje në fund të fundit.
Pas vendimit të tërheqjes Presidenti Bidenit dhe demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.
Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë.
— President Biden (@POTUS) July 23, 2024
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



