Lufta në Gazë, Hamasi dhe Fatah marrëveshje në Pekin: T’i japim fund përçarjes mes nesh

Botë | 2 vite më parë

Fraksionet palestineze, rivalët Hamas dhe Fatah kanë nënshkruar një marrëveshje për përfundimin e ndarjes dhe forcimin e unitetit palestinez” në Pekin.

Në bisedimet e pajtimit të organizuara nga Kina që përfshijnë 14 fraksione palestineze duke filluar nga e diela, vijnë në një moment pasi Izraeli po lufton kundër grupit militant Hamas në Gazë dhe ndërsa Pekini ka kërkuar të paraqitet si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në konflikt.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se marrëveshja i është “dedikuar pajtimit dhe unitetit të madh të të 14 fraksioneve”.

“Rezultati kryesor është se PLO (Organizata për Çlirimin e Palestinës) është përfaqësuesi i vetëm legjitim i të gjithë popullit palestinez,” tha Wang, duke shtuar se “është arritur një marrëveshje për qeverisjen e pasluftës në Gazë dhe krijimin e një qeverie të përkohshme të pajtimit kombëtar”

Nga komentet e Ëang ishte e paqartë se çfarë roli do të luante Hamasi, i cili nuk është pjesë e PLO, në një marrëveshje të tillë, ose cili do të ishte ndikimi i menjëhershëm i ndonjë marrëveshjeje.

Bisedimet u mbajtën pasi qeverisja e ardhshme e territoreve palestineze mbetet në pikëpyetje pas zotimit të përsëritur të Izraelit për të zhdukur Hamasin në përgjigje të sulmit terrorist të grupit të 7 tetorit në territorin e tij.

PLO është një koalicion partish që nënshkruan një traktat paqeje me Izraelin në 1993 dhe formuan qeverinë e re në Autoritetin Palestinez (PA).

Fatah dominon si PLO ashtu edhe PA, qeveria e përkohshme palestineze që u krijua në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli pas nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 1993 të njohur si Marrëveshja e Oslos. Hamasi nuk e njeh Izraelin.

Ekziston një histori e gjatë e armiqësisë midis Hamasit në Gazë dhe Fatahut. Të dy palët janë përpjekur – dhe kanë dështuar – shumë herë për të arritur një marrëveshje për të bashkuar dy territoret e ndara palestineze nën një strukturë qeverisëse, me një marrëveshje të vitit 2017, e cila u përshkallëzua shpejt në dhunë.

PA mbajti kontroll administrativ mbi Gazën deri në vitin 2007, pasi Hamasi fitoi zgjedhjet legjislative të vitit 2006 në territoret e pushtuara dhe e dëboi atë nga Rripi i Gazës. Që atëherë, Hamasi ka sunduar Gazën dhe PA qeveris pjesën e Bregut Perëndimor.

Në një konferencë shtypi në Pekin, përfaqësuesi i delegacionit të Hamasit, Mousa Abu Marzook tha se ata kishin arritur një marrëveshje për të përfunduar një “kurs pajtimi”, duke përdorur gjithashtu platformën në Pekin për të mbrojtur sulmin e grupit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Jemi në një kryqëzim historik. Populli ynë po ngrihet në përpjekjet e tyre për të luftuar”, tha Abu Marzook, sipas një përkthimi të siguruar nga Ministria e Jashtme e Kinës, duke shtuar se operacioni i 7 tetorit kishte “ndryshuar shumë, si në peizazhin ndërkombëtar ashtu edhe në atë rajonal”. Pekini nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite Hamasin për sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Rol i Kinës

Marrëveshja e së martës pason raundin e mëparshëm të bisedimeve midis Hamasit dhe Fatahut të organizuar nga Pekini në prill.

Që nga fillimi i luftës në Gazë, Kina – e cila është përpjekur të forcojë ndikimin dhe lidhjet e saj në Lindjen e Mesme vitet e fundit – është paraqitur si një zë udhëheqës që dënon luftën e Izraelit në enklavë dhe bën thirrje për krijimin e shtetit palestinez.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje në muajin në një konferencë ndërkombëtare të paqes gjatë takimeve me liderët nga vendet arabe dhe gjithashtu ka dërguar një të dërguar special në Lindjen e Mesme për t’u takuar me diplomatë dhe zyrtarë.

Analistët kanë vënë në pikëpyetje shtrirjen e ndikimit gjeopolitik të Pekinit në një rajon ku SHBA ka qenë prej kohësh një fuqi mbizotëruese, por Kina befasoi shumë njerëz marsin e kaluar kur mori rolin  e ndërmjetësuesit për një afrim midis rivalëve të vjetër, Arabisë Saudite dhe Iranit.

Këto përpjekje janë parë gjerësisht si pjesë e presionit së Pekinit për të pozicionuar veten si një peshë e rëndë gjeopolitike me një vizion të ndryshëm për botën nga Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja e së martës u nënshkrua teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndodhet në SHBA për një vizitë të shumëpritur në të cilën ai do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë dhe do t’i drejtohet Kongresit.

Izraeli nisi operacionin e tij ushtarak në Gazë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor që vrau më shumë se 1,100 njerëz dhe pa rreth 250 të tjerë të rrëmbyer.

Rreth 39 mijë palestinezë kanë vdekur në këtë konflikt, i cili ka shkaktuar një krizë masive humanitare dhe shkatërrim të gjerë.

Hamasi dhe Fatah nënshkruan marrëveshjen e pajtimit në Kajro në tetor 2017 nën presionin e shteteve arabe, të udhëhequra nga Egjipti.

Sipas marrëveshjes, qeveria e re unitetit duhej të merrte kontrollin administrativ të Gazës dy muaj më vonë, duke i dhënë fund një dekade rivaliteti që filloi kur Hamasi dëboi me dhunë Autoritetin Palestinez nga Gaza në 2007. Por aspiratat e larta të marrëveshjes u shembën shpejt. Kur kryeministri i Autoritetit Palestinez Rami Hamdallah vizitoi Gazën në mars 2018, ai ishte objektivi i një atentati me bombë ndaj kolonës së tij. Partia Fatah e Hamdallah fajësoi menjëherë Hamasin për sulmin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme