Procedura-Si Kamala Harris do të zgjidhet si kandidate, zëvendëspresidentja: E njoh llojin e Donald Trump

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris duket se ka të gjitha gjasat për të qenë kandidate e demokratëve përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor.
Pasi mori mbështetje nga mjaft delegatë demokratë, Harris filloi një fushatë të ashpër kundër Donald Trump.
Procesi zyrtar i nominimit për një kandidat presidencial të SHBA-së ndodh kur delegatët nga e gjithë Shtetet e Bashkuara mblidhen për të emëruar zyrtarisht një kandidat të zgjedhur nga votuesit gjatë zgjedhjeve paraprake.
E ndodhur në kushtet kur presidenti Joe Biden u largua nga gara, fati i delegatëve, të cilët ishin planifikuar të votonin për të, janë vendosur në pikëpyetje.
Me mbështetjen e një sërë peshash të rënda në radhët e demokratëve, përfshirë vetë Bidenin, dhe donacionet masive të votuesve, Harris duket si kandidate e partisë Demokratike dhe delegatët filluan të mbështetnin Harrisin.
“Sonte, jam krenare që kam siguruar mbështetjen e gjerë të nevojshme për t’u bërë kandidatja e partisë sonë” shkroi Harris në një deklaratë për shtyp, pasi mediat amerikane raportuan se ajo kishte kaluar numrin e delegatëve të nevojshëm – 1,976 nga gati 4,000 – në mënyrë që me vendosmëri të sigurojë nominimin presidencial demokrat gjatë votimit në javët e ardhshme.
Në fjalimin e saj para punonjësve të fushatës që nga tërheqja e Bidenit, Harris sulmoi kandidatin republikan Trump në Wilmington, Delaware.
“Grabitqarë që abuzuan me gratë. Mashtrues që grabitën konsumatorët. Mashtrues që thyen rregullat për përfitimin e tyre. Më dëgjoni kur them se e njoh llojin e Donald Trump. Ne do të fitojmë në nëntor”, tha ajo duke u duartrokitur.
Harris u zotua të përqendrohet në çështje si aborti, pasi Trump vlerësoi vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2022 për të përmbysur të drejtën federale të mbajtur prej kohësh për procedurën.
Biden, 81vjeç bëri komentet e tij të para publike në gati një javë pasi u shërua nga një periudhë e Covid.
Ai mori pjesë në takimin e fushatës për të thënë se braktisja – pas shqetësimeve në rritje të partive dhe votuesve për shëndetin dhe mprehtësinë e tij mendore – kishte qenë “gjëja e duhur për të bërë” dhe ai e vlerësoi Harrisin si “më të mirën”.
Të martën, Harris do të jetë në Milëaukee, Ëisconsin, ku do të mbajë një tubim elektoral prej nga ku pritet të sulmojë Donald Trumpin duke shpresuar të forcojë ndjekësit e saj në gjendjen më kritike të garës së demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



