Kryebashkiakja e Parisit noton në lumin Sena për të treguar se është i pastër për Lojërat Olimpike

Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo notoi të mërkurën në ujërat e lumit Sena. Pak kohë më parë Hidalgo u zotua para qytetarëve se do të ndërmerrte një akt të tillë për të treguar se ujërat e Senës janë të pastra falë investimit prej 1.4 miliardë eurosh të bashkisë që ajo drejton.
Lumi Sena do të luajë një rol kryesor në lojërat olimpike që nisin në datën 26 korrik në Francë, pasi përveç ceremonisë hapëse që do të mbahet në arterien e kryeqytetit francez do të zhvillohen edhe garat e notit.
Përveç pastrimit të ujërave të lumit, që tashmë sipas Hidalgo është realizuar, deri vitin e ardhshëm, bashkia e Parisit do të krijojë edhe tre zona për të bërë plazh përgjatë lumit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



