Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Amerikës, diskutuan sërish për Ukrainën

Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin diskutuan uljen e rrezikut të “përshkallëzimit të mundshëm” në një telefonatë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 12 korrik. Thirrja, e cila u iniciua nga Moska, erdhi pasi Uashingtoni njoftoi planet për të vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, një vendim që Kremlini paralajmëroi mund të sjellë një rikthim në konfrontimin e stilit të Luftës së Ftohtë.
“U diskutua çështja e parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe zvogëlimit të rrezikut të përshkallëzimit të mundshëm”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë.
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh konfirmoi se telefonata u bë dhe ishte iniciuar nga Moska, por nuk dha informacione të mëtejshme. Shtëpia e Bardhë njoftoi më 10 korrik se do të vendoste armë me rreze të gjatë në Gjermani si një pengesë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



