SHBA edhe 255 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një paketë të re shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 255 milionë dollarë për të ndihmuar vendin të luftojë pushtimin e vazhdueshëm rus.
Sipas Pentagonit ”paketa e re përfshin, sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”, raketat kundërajrore NASAMS, raketahedhës të shumëfishtë HIMARS si dhe municione artilerie 155 dhe 105 milimetra”.
Armët do të furnizohen nga rezervat ekzistuese të ushtrisë amerikane.
Pak para njoftimit, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan për bisedime në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington.
SHBA dhe shtetet e tjera të NATO-s i kishin premtuar Ukrainës ndihmë të re të gjerë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse në fillim të samitit.
Sipas Pentagonit, SHBA i kanë ofruar Kievit më shumë se 53,7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit në shkurt 2022.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




