Panik në aeroportin e Tampas, avionit i shpërthen goma teksa ngrihej në fluturim

Kamerat e sigurisë në aeroportin e Tampas në SHBA kanë regjistruar momentin e frikshëm teksa një avioni i shpërthejnë gomat e pasme ndërsa po merrte shpejtësi në pistë për t’u ngritur në fluturim.
Piloti arriti ta ndalojë menjëherë mjetin fluturues dhe makinat e emergjencës pushtuan pistën për të asistuar pasagjerët, të cilët dolën të gjithë pa dëmtime.
Një zëdhënës i aeroportit tregon se një hetim ka nisur për incidentin, teksa të gjithë pasagjerët u nisën disa orë më vonë për në destinacionin e tyre me një avion tjetër.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




