“Mezi pres të punojmë së bashku”, presidenti Biden uron kryeministrin e ri britanik përmes një telefonate

Botë | 2 vite më parë

Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer për ta uruar atë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Në një postim në Twitter pas bisedës, presidenti amerikan tha: “Urime Keir Starmer që u bëre Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Mezi pres punën tonë të përbashkët në mbështetje të lirisë dhe demokracisë në mbarë botën dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të veçanta mes dy vendeve tona”.

Mbretëria e Bashkuar thuhet se ka një “marrëdhënie speciale” me SHBA-në dhe ka mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme