Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

Iranianët ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Presidentin e ri.
Përballë njëri tjetrit janë Said Xhalili kandidat i linjës së ashpër dhe Masud Pezeshkian deputet reformist.
Në raundin e parë asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e mjaftueshme të votave për të shpallur fitues.
Pezeshkian mori raundin e parë me 10.5 milionë vota, ndërsa Xhalili doli i dyti me 9.5 milionë vota. Pezeshkian përfitoi edhe nga ndarja e votës konservatore, sepse kandidati tjetër konservator, Mohammad Baqer Qalibaf mori 3.4 milionë vota dhe ka deklaruar se në balotazh mbështet Xhalilin.
Zgjedhjet po mbahen në një periudhë ku pakënaqësia popullore është rritur ndaj klasës politike. Kjo tregohet qartë në pjesëmarrjen në votime.
Në raundin e parë të zgjedhjeve morën pjesë vetëm 39.9 për qind e votuesve, përkundër thirrjeve të Khameneit për dalje të lartë në zgjedhje për ta mbrojtur imazhin e një Irani të fuqishëm, ku populli i tij e mbështet udhëheqjen politike.
Shumë nga kundërshtarët politikë kanë bërë thirrje për bojkot në zgjedhje.
Sipas tyre zgjedhja e Presidenti të ri nuk do të sjellë asnjë ndryshim në jetën e tyre sepse fjalën e fundit për politikat e rëndësishme e thotë lideri supreme Ajatollah Ali Khamenei.
Por këto zgjedhje mund të kenë ndikim se kush do të pasojë liderin supreme që qëndron në këtë post që nga viti 1989. Zgjedhjet Presidenciale në Iran po mbahen pas vdekjes së Presidentit Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 19 maj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




