Amnisti në Bjellorusi, Lukashenko nënshkruan dekretin

Presidenti I Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka nënshkruan dekretin e amnistisë për të burgosurit, me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Bjellorusisë nga Gjermania naziste, Nga kjo amnisti do të përfitojnë rreth 7850 persona të dënuar, nga të cilët 2090 do të lirohen menjëherë, tetë qind të dënuar me kusht do të falen. 260 persona të burgosur do të përfitojnë lirinë me kusht, ndërsa pjesa tjetër do të marrin zbritje nga dënimi me nga 1 vit.
Lukashenko në një intervistë tha se nga amnistia përfitojnë dhe personat e dënuar për shkak të protestave ndaj tij në vitin 2020. Ai theksoi se në fokus të amnistisë do të jenë personat e sëmurë rëndë. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut deri tani në Moskë janë mbi 1400 të dënuar për motive politike. Dekreti i Lukashenkos thekson se “amnistia nuk do të vlejë për njerëzit e përfshirë në veprimtari terroriste apo ekstremiste”. Nga protestat e vitit 2020 që u mbajtën kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, autoritet vendase shtuan më shumë se 400 njerëz në regjistrin e “terroristëve”.
Lukashenko, 69 vjeç, është në pushtet në Bjellorusi prej vitit 1994. Ai ka përdorur autoritetin dhe shtypjen ndaj kundërshtarëve politike dhe shoqërisë civile. Rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 perëndimi nuk e ka pranuar. Shumë vende kanë vendosur sanksione kundër regjimit të Lukashenkos si përgjigje për shtypjen e kundërshtarëve në vend.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




