Izraeli përgatitet për luftë të mundshme me Hezbollahun ndërsa konflikti me Hamasit zvarritet

Zyrtarët izraelitë kanë sinjalizuar se po shqyrtojnë mundësinë për të arritur një marrëveshje diplomatike me Hezbollahun ose do të zgjerojnë ofensivën e tyre në Liban.
Ndërkaq, ushtria izraelite po përgatit një tërheqje graduale nga Gaza dhe në heshtje i bën presion qeverisë që të ndërmjetësojë një armëpushim me Hamasin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Zyrtarë të shumtë izraelitë, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, kanë sinjalizuar se Izraeli do të fillojë të tërheqë forcat në Gaza ndërsa hyn në atë që e quajti “Faza C” e luftës.
Një zyrtar tjetër izraelit tha për ABC News se “Hamasi ka ende një ndikim të madh mbi atë që po ndodh në Gazë – kjo është gjëja kryesore. Ne duhet të përpiqemi të krijojmë një alternativë”.
Në takimet e nivelit të lartë në Uashington javën e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin diskutuan planet e mundshme “ditë pas dite” për Gazën, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




