Pa sukses testimi raketor i Penianit – Shpërthen në ajër raketa hipersonike e Koresë së Veriut

Korea e Veriut lëshoi të mërkurën një raketë hipersonike e cila ka shpërthyer në ajër në afërsi të bregut lindor të vendit komunist. Lëshimi I raketës u dënua nga Korea e Jugut, SHBA dhe Japonia të cilat thanë se kjo lëvizje ishte në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.
Testimi raketor i kësaj të mërkure vjen në një kohë që dy Koretë janë përfshirë në një luftë psikologjike të stilit të Luftës së ftohtë duke përdorur balona dhe altoparlantë kundër njëra tjetrës. Korea e Jugut thotë se për të gjashtën herë që nga muaji maj, Veriu lëshoi të martën balona të mëdha që transportonin mbeturina drejt territorit të saj. Këto balona shkaktuan pezullimin për tre orë të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar INcheon të Koresë së jugut.
Peniani ndërkohë thotë se me balonat po i kundërpërgjigjet provokimeve të Koresë së Jugut, aktivistë të së cilës kishin lëshuar balona me materiale propagandistike drejt veriut. Jugu ndërkohë ka rinisur transmetimet propagandistike me altoparlantë përgjatë kufirit me veriun. Po të mërkurën forcat koreano jugore kanë nisur të qëllojnë me predha të artilerisë së rëndë në afërsi të kufirit detar të dy koreve, ndërsa bënë me dije se do të ndërmerrnin vazhdimisht stërvitje të tilla atje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




