Shefi i Pentagonit bisedë telefonike me homologun rus: Të mbajmë hapur linjat e komunikimit

Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov dhe homologu i tij amerikan Lloyd Austin zhvilluan për herë të parë një bisedë telefonike, ku fokusi ishte pikërisht konflikti i armatosur në Ukrainë.
“Ministrat shkëmbyen mendime mbi situatën rreth Ukrainës. Biseda u zhvillua me iniciativën e palës amerikane. Andrei Belousov vuri në dukje rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në lidhje me furnizimin e vazhdueshëm të armëve amerikane për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Janë diskutuar edhe çështje të tjera”, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës.
Edhe Pentagoni raportoi lidhur mbi bisedën telefonike ku tha se “Austin ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës”.
Rusia ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, ku së fundi Uashingtoni së fundi i dha Kievit dritën jeshile për të përdorur armë me rreze të gjatë veprimi në pjesë të Rusisë pranë qytetit të rrethuar të Kharkiv.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




