Putin nënshtron ligjin, konfiskohet pasuria e kujtdo që cenon sigurinë dhe përhap lajme të rreme për ushtrinë ruse

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj federal për konfiskimin e pasurisë për këto do që përhap lajme të rreme lidhur me ushtrinë ruse. Sipas ligjit do t’i konfiskohet pasuria kujtdo që përhap lajme të rreme, diskriminon dhe zhvillon aktivitete kundër ushtrisë rusë.
Me nënshkrimin e këtij ligji të ri po bëhen dhe ndryshimet përkatëse në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.
Nënkryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës, Vladimir Poletaev tha se me ligjin nuk ndryshon sistemi aktual, por merret një masë që synon “të parandalojë krimin e mëtejshëm” dhe “të ketë një efekt parandalues”.
Duma Shtetërore e Rusisë e quajti ligjin për konfiskim të pasurive si në goditje për sponsorët e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Duma e Shtetit miratoi projektligjin më 31 janar dhe Këshilli i Federatës e miratoi atë më 7 shkurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




