SHBA: S’do mbështesim asnjë operacion ushtarak të Izraelit pa pasur një plan për civilët

Botë | 3 vite më parë

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel ka deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mbështesin një operacion ushtarak izraelit në Rafah pa pasur një plan serioz për sigurinë e civilëve.

“Për të kryer një operacion të tillë tani pa planifikim dhe pak mendim në një zonë ku ka strehë për një milion njerëz do të ishte një fatkeqësi”, tha Patel në një konferencë shtypi për median.

Patel tha se SHBA nuk do të mbështeste një operacion të tillë ushtarak pa pasur siguri për civilët pasi kjo lidhet  “më shumë se një milion njerëz që janë strehuar atje, si dhe pa marrë parasysh ndikimet në ndihmën humanitare dhe largimin e sigurt të shtetasve të huaj”.

Patel shtoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ia bëri të qartë këtë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në takimet në Izrael.  

I pyetur se ku do të mund të shkonin më shumë se një milion njerëz në Rafah, duke pasur parasysh se ata nuk mund të kthehen në Gazën veriore dhe veprimet e vazhdueshme ushtarake në jug, Patel tha se “këto janë pyetje legjitime që ne besojmë se izraelitët duhet t’u përgjigjen”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme