Fermerët spanjollë i bashkohen valës së protestave

Botë | 3 vite më parë

Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre evropianë në organizimin e protestave në të gjithë vendin.

Ashtu si homologët e tyre, ata kërkojnë më shumë fleksibilitet nga Bashkimi Evropian, kontrolle më të forta mbi prodhimet e vendeve joanëtare të BE-së dhe më shumë ndihmë nga qeveria e tyre.

Në disa rajone, ata bllokuan rrugët dhe shkaktuan ndërprerje te trafikut. Një demonstratë e madhe në qendër të Madridit është planifikuar për në fund të këtij muaji.

Fermerët spanjollë kanë ankesa të ngjashme me homologët e tyre në Francë, Belgjikë, Holandë, Itali dhe vende të tjera që kanë protestuar kohët e fundit.

Ata thonë se rregulloret që janë pjesë e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), së bashku me kostot e larta të karburantit dhe energjisë, e bëjnë të vështirë për ta të nxjerrin fitim citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme